Categories Sport

Mourinho kërkoi që të ndërroheshin portat: Mu duk 5 cm më e shkurtër!

Jose Mourinho kërkoi që portat e fushës në stadiumin “Toshe Proeski” të Shkupit të ndryshoheshin para ndeshjes mes skuadrës së tij, Tottenham, dhe Shkëndijës së Tetovës. Pas ndeshjes, trajneri portugez shpjegoi kërkesën e pazakontë, që ndodhi ndërsa dy skuadrat po kryenin nxehjen para fillimit të takimit. “Ishte një situatë qesharake sepse portieri më tha se porta ishte shumë e vogël.

Shkova për ta parë dhe në fakt ishte shumë e vogël. E kuptova që diçka nuk shkonte dhe i thamë delegatit të UEFA-s, pastaj rezultoi se shtyllat ishin 5 centimetra më të shkurtra. Kërkuam që të zëvendësoheshin dhe të kishin përmasat e sakta”. Pas kërkesës së Tottenham, portat u zëvendësuan me ato që plotësonin standardet e FIFA-s. Shkëndija këmbënguli që nuk ishte informacion mbi atë që kishte ndodhur në stadiumin e Shkupit, pasi nuk ishte fusha e tyre, duke qenë se stadiumi i Tetovës nuk i përmbush kriteret e UEFA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME