Categories Bota, Kuriozitete

Mrekullia/ Nuk iu dha asnjë shans për mbijetesë, zgjohet nga koma nëna me trurin e vdekur

Një nënë është zgjuar mrekullisht nga koma pasi mjekët i thanë se truri i saj kishte vdekur dhe se i duheshin hequr aparaturat që e mbanin në jetë. Kertisha Brabson, nga Ohio, kaloi shtatë muaj në gjendje kome pasi shfaqi probleme në tru në shtator 2018. Pasi u vizitua tek mjekët 31 vjeçarja u diagnostika me encefalit të receptorit anti-NMDA, një sëmundje ku trupi lufton me qelizat e veta të trurit. Pas pak kohësh ajo ra në gjendje kome.

Mjeët i thanë familjes së saj se Kertisha kishte pësuar vdekje truri dhe se duhet ti hiqnin prizat e aparaturave që e mbanin në jetë. “Kur bëhet fjalë për fëmijën tuaj, ju bëni gjithçka që keni në dorë për ta rikthyer në jetë”- tha nëna e saj, Kertease. Ajo nuk pranoi që vajza e saj të vdiste dhe luftoi që ta mbante në jetë.

Kertisha u dërgua në spitalin Ohio State University Wexner Medical Center dhe pas shtatë muajsh në koma si edhe beteje me vdekjen u zgjua. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, Kertisha ishte në gjendje të festonte sezonin e festave në shtëpi me nënën, vajzën e saj, Diamonique dhe djalin e saj, Perez.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME