Categories Lifestyle

Studimi/ Specat djegës janë “magjikë”, ja pse duhen konsumuar

Specat djegës të kuq janë “çelësi” për të parandaluar goditjet në tru apo sulmet në zemër. Sipas një studimi italian, kush konsumon speca të kuq, e ka më të ulët riskun për të vdekur nga problemet me zemrën apo goditjet në tru. Studimi është kryer nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Parandalimit të IRÇS në bashkëpunim me Departamentin e Onkologjisë dhe Mjekësisë Molekulare të Institutit të Lartë të Shëndetit në Romë, Universitetit Insubria në Varese dhe Qendrës Mesdhetare të Kardiologjisë në Napoli.

Pjesë e studimit ishin 22.811 qytetarë të provincës Molise në Itali, nga ku rezultoi se ata që hanin speca të kuq djegës, prekeshin më rrallë nga sulmet në zemër. Më konkretisht, rreziku i vdekjes nga goditjet në zemër për ata që konsumonin sistematikisht speca djegës u zvogëlua me 40%, ndërsa rreziku i vdekjes nga sëmundjet cerebrovaskulare siç është goditja në tru u ul me më shumë se 50%. Pra mesa duket, për një zemër dhe tru të fortë, speci djegës është zgjidhja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME