Edhe pse në një periudhë të vështirë pandemie, besimtarët kanë zgjedhur të falen e të luten nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar në maksimum rregullat e vendosura për distancim.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video me disa nga personazhet e famshëm shqiptarë, të cilët bëjnë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes, duke mbrojtur kështu heronjtë tanë, ata që janë në vijën e parë.
“Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi, pranë familjes, sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh! Vetëm duke u falur e lutur në shtëpi mbrojmë jetën!”, shprehet Veliaj në videon e postuar në rrjetet sociale. z.tosku.