Categories Lajme

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës me pamje të re (Foto)

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës shumë shpejt do të ketë një pamje të re. Bashkia e Durrësit po vijon punën intensive për rikonstruksionin e rrugës nga segmenti hotel “Arvi” – hotel “Aragosta”.

“Punonjësit po punojnë deri orët e mbrëmjes me synim që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejt dhe me të gjitha standardet bashkëkohore”, – thekson bashkia. Sipas bashkisë, në të gjithë zonën po kryhen ndërhyrje të cilat do të tjetërsojnë hapësirën duke filluar nga projekti Veliera dhe vazhduar me rehabilitimin e shëtitores Taulantia.

“Për ta plotësuar këtë kuadër po realizohet edhe rikonstruksioni i rrugës Taulantia e cila ishte e amortizuar. Investimi në këtë rrugë me gjatësi 720 metra, po kryhet me fondet e bashkisë së Durrësit dhe në këtë segment do të zëvendësohen shtresat rrugore duke i zëvendësuar ato me të reja, si dhe do të shtrohet asfalt i ri në një sipërfaqe totale 6980 m2”, – tha bashkia.

Po kështu do të vendosen edhe sinjalistikat horizontale dhe vertikale. Shëtitorja “Taulantia” në Durrës, e njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te “Sfinksi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME