Categories Lajme

Qendra e Brukselit shndërrohet në zonë për këmbësorë

Qendra e qytetit të Brukselit po shndërrohet në zonë për këmbësorë dhe biçikleta, për të paktën tre muajt e ardhshëm, ndërsa makinat, tramvajet dhe autobusët do të përballen me një kufi shpejtësie prej 20 kilometrash në orë.

Vendimi përkon me heqjen e pjesshme të kufizimeve të koronavirusit nga 4 maji. “Vendosëm ta shfrytëzonim mundësinë”, deklaroi Wafaa Hammich, zëdhënësja e kryetarit të bashkisë së qytetit të Brukselit, Philippe Close.

Brenda unazës së brendshme të qytetit, që përfshin pjesën më të madhe të qytetit të vjetër historik të Brukselit, shumica e rrugëve janë të ngushta dhe në trotuare ka pak hapësirë. Sipas rregullave të reja, këmbësorët do të lejohen të ecin nëpër rrugë, duke e bërë më të lehtë respektimin e udhëzimeve për distancimin social.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME