Categories Kuriozitete

Mumja ‘flet’ nga përtej varrit pas 3 mijë vitesh

Shkencëtarët kanë plotësuar dëshirën e një prifti egjiptian për jetë pas vdekjes. Sipas BBC, ata kanë rikrijuar zërin e tij me korda vokale artificiale.

Trupi i priftit Nesyamun ishte mumifikuar. Ai kishte jetuar rreth 3 mijë vjet më parë, gjatë sundimit të faraonit Ramses XI. Si prift, ai kishte nevojë për një zë të fortë për të kryer ritualet, ku përfshihet edhe këndimi.3 mijë vjet më pas, një ekip shkencëtarësh ia kanë risjellë zërin në jetë.

Ata e kanë bërë këtë duke riprodhuar një kuti zëri 3D, bazuar në traktin vokal të priftit dhe një sistemi tingujsh artificial të laringut. Mendohet se kjo është hera e parë që rikrijohet me sukses zëri i një personi të vdekur përmes mjeteve artificiale. Studimi është kryer nga një grup shkencëtarësh britanikë. Profesoresha Joann Fletcher tha se prifti e kishte shkruar në arkivolin e tij se donte që t’i dëgjohej zëri edhe pas të vdiste. “Në njëfarë mënyre, ne ia plotësuam dëshirën”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME