Categories Lajme

Mund ta blejnë të gjithë! Ja sa do të jetë çmimi i vaksinës

SHBA-Kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, së fundmi ka njoftuar se ka filluar bisedimet me shumë vende për furnizimin e vaksinën eksperimentale kundër koronavirusit, të quajtur mRNA-1273.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se kompania tashmë ka marrë rreth 400 milionë dollarë amerikanë për të bërë furnizimin. Javën e kaluar Moderna Inc. ka filluar fazën e fundit të provave klinike në 30 mijë njerëz për të demonstruar se kandidati për vaksinë ishte efektive dhe e sigurt . Mësohet se çmimi i vaksinës së Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë.

Sakaq, CEO i Moderna Stephane Bancel në konferencë  tha: Ne po punojmë me qeveritë në mbarë botën për të siguruar që një vaksinë kundër Covid-19 të jetë  e arritshme. Në Moderna, si shumë ekspertë, ne besojmë se virusi nuk po largohet  pa gjetjen e një vaksine.

Bancel tha që vaksina do të ketë çmim “shumë të ulët” gjatë periudhës së pandemisë dhe çmimet do të ndjekin tregun tradicional në përputhje me vaksinat e tjera tregtare. “Ne do të punojmë me tregun,” tha Bancel.

Vaksina eksperimentale e Modernës, e cila po zhvillohet me ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, përmban material gjenetik të quajtur RNA ose mRNA, për të cilën shkencëtarët shpresojnë që provokojnë sistemin imunitar për të luftuar virusin.

Në të gjithë botën, prodhuesit farmaceutikë po garojnë të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër pandemisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën. Burimi: cnbc

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME