Categories Lajme

Mungoi në takimin me Berishën, Shpëtim Idrizi: PDIU është në vlerësim, ka shumë grupime

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është takuar sot me Presidentin e Republikës Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore 2023. Duke iu referuar mungesës në takimin e kreut të PD-së Sali Berisha me aleatët, Idrizi tha se PDIU është në vlerësim dhe do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante.

“Në qoftë se do të jeni të vëmendshëm brenda grupeve opozitare ka shumë grupime, ka qenë gjithmonë bashkë ky grupi që sapo ka qenë dje. PDIU është në vlerësim, do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante dhe sigurisht do të vlerësojmë sepse këto janë zgjedhje lokale. Në radhë të parë forcat politike dhe PDIU është e interesuar të ketë këshilltarë në këshillat bashkiakë, por mund të ketë dhe zona që jemi ende në vlerësim dhe për të parashtruar aty ku valenca e PDIU rritet dhe është më e madhe”, tha Idrizi.

Kur thoni forca politike relevante e keni fjalën dhe për maxhorancën apo vetëm për opozitën?

Idrizi: Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qëndrimet tona duke pasur ekzigjencat e këtyre zgjedhjeve sepse ka problemet të tjera të mbartura që duhet të zgjidhen. Ai grupit që ka qenë dje, ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik prej shumë kohësh. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupimi, meqë e keni merak se është dhe dikush aty që ju e ngrini me të madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME