Categories Lajme

“Mutacionet mund të nxjerrin jashtë loje vaksinën”, mjeku: Kur do t’i kthehemi normalitetit

Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se mutacionet mund ta nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër virusit. Sipas tij, vaksinimi sa më i shpejtë i popullsisë në të gjithë globin do të mundësojë vënien nën kontroll të virusit. Në këtë mënyrë do të ndalohet multiplikimi i tij dhe paraqitja e mutacioneve të mundshme, të cilat janë tërësisht natyrale në evolucionin e virusit.

“Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multifikohet.

Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që nuk është i rezistueshëm ndaj vaksinave.

Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur.”, u shpreh mjeku.

A ka gjasa që mutacioni të infektojë personat e vaksinuar? Deri më tani nuk janë vërejtur një gjë e tillë por teorikisht është e mundur që struktura gjenetike e virusit të ndryshojë gjatë shumëzimit të tij, aq shumë sa virusi e ndryshon strukturën molekulare dhe antitupat e krijuar nga vaksinat mund të mos krijojnë mbrojtje.”, u shpreh Abazi.

Kur mund t’i kthehemi normalitetit? “Shpresoj që nga fundi i verës një pjesë më e madhe e popullsie mund të vaksinohet dhe atëherë dalë nga dalë do të kemi rikthim në aktivitetet normale,”- shtoi më tej ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME