Categories Covid-19, Lajme

Mutacioni i koronavirusit po kërcënon të gjithë botën, reagon qeveria shqiptare

Pasi koronavirusi i ri që është përhapur në Britani po rrezikon gjithë botën, ka ardhur dhe reagimi i parë jozyrtar nga ana e qeverisë shqiptare. Nëpërmjet drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, qeveria thotë se një vaksinim universal është i domosdoshëm, dhe vendet e fuqishme nuk duhet të vlejnë të gjitha dozat e vaksinës. “Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ek zistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga në një postim në TWitter.

Lidhur me llojin e ri të koronavirusit që është përhapur në Britani, i cili është shumë herë më ngjitës, shumë vende europiane kanë vendosur si masë të parë ndalimin e fluturimeve nga Londra për të paktën 72 orët e ardhshme, deri në një qendrim më të uifikuar.

Shqipëria nuk ka marrë ende asnjë masë, dhe fluturimet vijojnë si normalisht. Një avion ka mbërritur sot nga Anglia në Shqipëri në orën 01:25 të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës së nesërme janë parashikuar të mbërrijnë tre avionë të tjerë, bëjnë me dije burime për Faxweb.al. Fluturimi i parë do të jetë të martën nga Londra, në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë do të jetë në 11 e 25. Nga qeveria deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim, për këtë zhvillim që zë faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME