Categories Kulture

Muzetë ‘magnet’ për turistët, mbi 35 mijë në 7 muaj në Berat

Muzeu Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik, vijojnë të mbeten destinacione të rëndësishëm për vizitorët vendas dhe të huaj në qytetin e Beratit edhe për periudhën shtatëmujore të këtij viti.

Fluksi i vizitorëve në muzetë e Beratit vazhdon të ketë rritje nga viti në vit. Krahasuar me periudhën janar – korrik të vitit të kaluar, në 2019 vizitorët e shumtë arritën në shifrën 35 303 që është gati 122.2% me një rritje prej 5 405 vizitorësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Vizitorët e huaj dhe vendas i tërheq përherë qyteti i Beratit me pasurinë e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore e natyrore por veçanërisht ata janë të interesuar për tu njohur me koleksionet e vyera të Muzeut Ikonografik Onufri dhe të Muzeut Etnografik për të mësuar më shumë për qytetin e për të kuptuar më mirë historinë tonë.

Muzeu Etnografik është krijuar në vitin 1979 në një banesë me arkitekturë karakteristike beratase. Periudha e ndërtimit i përket shekullit të XVIII. Ky muze ka një fond të pasur me rreth 1200 objekte.

Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala”, ka qenë katedralja e qytetit e cila është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas bizantine në qytetin e Beratit.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME