Categories Kuriozitete

Muzeu i famshëm i dyllit heq statujat e Harry e Meghan nga familja mbretërore

Muzeumi ndau 36 vjecarin Princ Harry, e gruan e tij Meghan Markle, nga pjesa tjetër e familjes mbretërore pas deklaratës së tyre bombastike për “tërheqje” nga jeta e familjes mbretërore.  Punimet e detajuara të dyllit tashmë janë vendosur në zonën e ‘Awards Party’ bashkë me statujat e miqve të tjerë nga bota e ‘showbiz’ si George Clooney apo Victoria e David Beckham.

Tim Waters, drejtuesi i Madame Tussauds tha për të përditshmen The Sun: “Si gjithmonë të vëmendshëm për zhvillimet në skenën e celebriteteve, ne zhvendosëm figurat e Princ Harry e Meghan Markle me miqtë e tyre nga Hollywood, duke reflektuar statusin e tyre të ri si ikona të skenës televizive botërore”. Madame Tussauds është një nga atraksionet turistike më të njohura në Londër, me rreth 10 milionë vizitorë çdo vit.

Vizitorët aty mund të bëjnë foto me të famshmit e tyre të preferuar nëse nuk i takojnë dot personalisht. Figura prej dylli e Meghan ishte prezantuar 10 dite para martesës mbretërore, të cilës iu shtua dhe ajo e Princit Harry, përpara një ekrani që krijonte sfonde të ndryshueshme.

Më parë ato qëndronin pranë kopjeve të Mbretëreshës dhe të ndjerit Dukës së Edinburgh, me Kate Middleton e Princ William në anën tjetër. Steve Davies, menaxheri i mëparshëm i muzeumit tha: “Meghan vazhdon të imponojë qasjen e saj moderne në jetën mbretërore, prandaj ne duam të reflektojmë statusin e saj si një figurë e pavarur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME