Categories Lajme

Muzeu Madame Tussauds heq statujat prej dylli të Meghan dhe Harry

Muzeu Madame Tussauds i veprave prej dylli në Londër ka larguar statujat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore, një reagim ky që erdhi pas njoftimit të çiftit se do të tërhiqej nga detyrat mbretërore. Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synonin ta bënin jetën tyre edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Amerikën e Veriut, për të ndërtuar një rol të ri progresiv dhe se tërhiqeshin nga pozicionet e tyre të larta. Madam Tussauds, ku gjenden më shumë se 250 statuja dylli të njerëzve të famshëm, tha se dy shtatoret në fjalë do të vendosen në një kënd tjetër, larg atij ku ndodhen Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate.

“Njësoj si pjesa tjetër e botës, dhe ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussex do të tërhiqen,” tha menaxheri i përgjithshëm Steve Davies dhe shtoi se,“si dy nga figurat më popullore dhe më të dashura, ata sigurisht që do të mbeten një element i rëndësishëm i Madame Tussauds, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë kapitulli tjetër do të hapim për ta.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME