Categories Lajme

Çmimet “Oscar” sërish pa prezantues

Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues. Vendimin e bëri të ditur për publikun Presidenti i “ABC Entertainment” Karey Burke. Ai tha se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja kishte funksionuar më së miri vitin e kaluar në këtë mënyrë. Në vitin 2019 ishte hera e para që spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë zhvillohej pa prezantues, që prej vitit 1989.

Vitin e kaluar, Çmimet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u largua pas disa postimeve të vjetra në Twitter që shkaktuan kritika. Nuk dihet nëse largimi i tij ndikoi, por vitin e kaluar shifrat e audiencës u përmirësuan. Ceremonia e vitit të kaluar u ndoq nga 29,6 milionë shikues, 12% më shumë se një vit më parë. Këtë vit, ceremonia do të zhvillohet në 9 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME