Categories Lajme

Myfinia Vlorë oganizon eskursion me besimtare të qytetit

Myftinia Vlorë, nëpërmjet zyrës së Gruas pranë Myftinisë, ditën e shtunë datë 05.10.2019, organizoi një eskursion me disa gra besimtare të qytetit.
Në këtë eskursion u vizitua qyteti i Krujës, ku u pritën nga Imami Muharrem Vrana, i caktuar nga Myftinia Krujë për ti pritur dhe për ti dhënë informacion rreth Xhamive, Kalasë dhe Pazarit. Me të cilën u njohën nga afër me historikun e fesë islame dhe rolin që ajo ka në atë zonë.
Më pas vizita kaloi tek Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku u pritën nga përfaqësuesja e Zyrës së Gruas pranë këtij Institucioni, znj. Fatma Karaj. Gjatë takimit me znj. Karaj, u informuan për rëndësinë që ka gruaja dhe rolin që ajo mbart në zgjidhjen e problemave në shoqëri.
Nuk mund të rrinte pa u vizituar dhe xhamia e “Namazgjasë” në Tiranë, më e madhja në ballkan, e shumë pritur nga besimtarët dhe jo vetëm, hapjen edhe të xhvillimit të aktivitetit të saj.
Eskursioni u mbyll me nje ndalesë të shkurtër në xhaminë e “Riza Bajramit” në Durrës, një tjetër vlerë e shtuar në vendin tonë, për besimtarët mysliman.
Myftinia vlorë gjen rastin të falenderojë,
# myftiun dhe imamin e Krujës z. Erjol Haxhiu dhe Muharem Vrana, për mikpritjen që u bënë besimtareve.
# përfaqësuesen e Zyrës së Gruan znj. Fatma Karaj bashkë me stafin, për pritjen që u bënë në Kmsh.
# përfaqësuesen e Zyrës së Gruas pranë Myftinisë Vlorë, për organizimin.
# besimtaret për pjesmarrjen në këtë aktivitet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME