Categories Lajme

‘Na foli k’saj. Hap një llogari, do vijnë 500 mijë euro’. Zbardhen përgjimet e drogës

Në dosjen voluminoze të prokurorisë për grupin kriminal që trafikonte drogë, bien në sy shuma e mëdha të parave që ata lëviznin me njëri-tjetrin.

‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot një pjesë të përgjimit të njërit prej të arrestuarve, Hajri Seferi, i cili me sa kuptohet kërkon të hapë një llogari bankare për të arkëtuar 500 mijë euro.

Sipas prokurorisë: ‘Nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal’, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

‘I dyshuari Hajri Seferi dhe bashkëpunëtorët e tjerë në veprimtarinë e tyre rezulton se përveç veprimeve të kundraligjshme në lidhje me narkotikët (si në trafikim ashtu edhe në shitje, transportim, tregim, etj.), rezulton se kanë pasur përfitime të mëdha, të cilat i kanë investuar në pasuri të ndryshme.

Kështu më datë 05.04.2018, i dyshuari Hajri Seferi, përdorues i numrit XXX komunikon me përdorues i numrit XXX sipas të cilit:

-‘Na foli her ksaji.

-Po bre ma kalo…

-Alo mirëmëngjesi.

-Mirmëngjesi… Nga T.B., jam E., ka ardhë XXX dhe do të baj ni veprim, thotë do të hapi llogari të arkëtojë 500 mijë euro, sepse thotë do bëji pagesat e firmave, tani ma sqaro ni çikë si domethan për qa do hapet llogaria, 

-Sepse do paguhet firma pra…

-Do paguhet firma, po me firmën ke lidh ndonjë kontrate paraprake…

-Jo, jo, nuk kam asi lloji kontrate…

-Po sa do jetë vlera e investimit, sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari individuale tek firma, nëse nuk ka një dokument përkatës…’.

Image

Nga të dhënat e përftuara deri më tani nuk rezulton që Hajri Seferi apo ndonjë i afërt i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara se këto transaksione dhe të ardhura vijnë nga aktiviteti i tij kriminal dhe i grupit të tij kriminal’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME