Categories Lajme

“Na ke borxh në gjak”, vëllai që akuzohet për vrasjen e motrës flet nga burgu për fejesën e Eglantinës: Krushqit krutanë na kërcënuan në shtëpi

Shkëlzen Buci në një dëshmi për gazetaren Dorjana Bezat tregoi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ detaje tronditëse nga jeta e motrës së tij, Eglantina Buci, e cila u vra tetë vite më parë. Në një rrëfim nga burgu, Buci, i akuzuar për vrasjen e motrës së tij, tha se Eglantina kishte ikur nga shtëpia që në moshën 17 vjeçe. Madje ai tregon se atë e kishin fejuar me një djalë nga Kruja, i cili jetonte në Greqi. Por, katër muaj para se ajo të ikte në Greqi, tregon i vëllai, Eglantina ishte larguar nga banesa pa gjurmë. “Kur iku mami i thash; “Dua mamanë time. Nuk dua ta di për problemet tuaja. Motrat vendosën që të jetonin me mamin. Motra ka ikur rreth 17 vjeçe nga shtëpia. Askush se dinte se ku iku.

Pas 5-6 muajsh më tha; “Jam larguar me Leftër Dervishin që jeton në Kodër-Babrri. Jam larguar me atë person”- më tha. I them; “Këto gjera do t’i deklarojmë në polici”. Ky ishte ish-i dashuri i parë i motrës time. Pastaj se takoja dot më. Pastaj më thoshte; Jam në Itali, apo në Manastir. Në momentin që u largua nga shtëpia dhe ka jetuar mes mamasë biologjike, mes dajave, xhaxhait tim.

Pyetje nga gazetarja: Kush e fejoi Eglantinë?

Buci: Me kë?Po kështu ngrihet nga pretendimet në dosjen e prokurorisë.

Buci: Absolutisht jo. Thirrje krutanin. Djali ishte me pasaportë, jetonte në Greqi. Se fejuam pa dëshirë. Deshën. I prezantuam. Fejesa u bë me blerësi. Me datat jam shumë keq. Ishte në shtëpi kur u fejua. Pas fejese u largua nga shtëpia. Më kanë ardhur krutanët, bëmë fejesën. Ai tha; “Kur të bëhet pasaporta e vajzës, do ikim në Greqi”.   Pas nja katër muajsh, vajza u zhduk. Më kanë ardhur nja 10 veta për Eglën në shtëpi dhe na thotë; Nëse e ke martuar Eglën në vend tjetër, na ke një gjak borxh”. Krutani na tha në shtëpi; “Nëse unë do e gjej, o gjallë, o vdekur, do të bëhet nusja e djalit tim”. I kemi thënë; “Nëse e gjejmë, ta gëzosh, është gruaja jote. Nuk kemi si e martoj dy herë”. Kur u ngritën ata thanë; “Na ke një gjak borxh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME