Categories Lajme

“Na shitën tek koncensionari”, banorët e Bërxullës: Si u ndryshua projekti Thumanë-Kashar

Banorët e Bërxullës, kanë zhvilluar një protestë përballë Kryeministrisë duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata shprehet se projekti është i manipuluar. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.

“Nuk ka asnjë leje ndërtimi të dhënë për këtë segment rruge, këtë përgjigje na kanë dhënë. Ndërsa Bashkia e Vorës na thotë kërkesën ia kemi dorëzuar institucioneve përkatëse, por se kush janë këto institucione nuk e morëm vesh.

Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni edhe pse kemi dëgjuar në zonë para 5 vitesh që do të zhvillohet një rrugë në këtë segment. Por para 4 vitesh kam kërkuar projekt rruge, por më është thënë që nuk ka projekt sepse ata i ndërrojnë projektet si duan.

Bashkia nuk ka asnjë fuqie për ta ndaluar firmën. Projekti i parë , nuk preket banesa, sot ky projekt kërceu ylberin dhe doli këtu. Ta gjejnë ata si e kërcu….Është bërë me një qark të shkurtër.

Duke filluar nga njësuar vendore e bashkia… Sot aktualisht preken 20 banesa…Në fshatin tonë shkojnë edhe 70 banesa që preken. Si i bëri këto devijimi shteti. E çoi dhe e përplasi tek fshatarët pa i vënë në dijeni.

Ne na kanë shitur tek koncensionari duke manipuluar dhe duke gjetur hallexhiut e shkretë dhe duke i bërë kontrata abuzive i çojnë me noter natën në shtëpi”,  tha kryeplaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME