Categories Lajme

Naftë kontrabandë nga Maqedonia, tre të arrestuar në Dibër

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi kontrabandonin naftë nga Maqedonia e Veriut. Nafta merrej me makinë, më pas depozitohej në magazinën e një lokali në Dibër dhe shitej.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të ndryshme dhe akse rrugore ku është konstatuar shtetasi F. G., duke drejtuar automjetin e tij, në të cilin është gjetur e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar.

Nga hetimet e kryera ka  rezultuar se shtetasi  F. G., transportonte naftë me automjetin e tij dhe e depozitonte në magazinën e shtetasit A.B., dhe ky i fundit merrej me shitjen e saj.

Po në vijim të operacionit është ushtruar kontroll dhe në lokalin e shtetasit L. K., ku u gjet e fshehur një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 40 vjeç,  dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. G., 57 vjeç dhe L. K., 40 vjeç, të tre banues në Peshkopi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Dibrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME