Categories Lajme

Naftëtarët kapërcejnë portat dhe futen në oborrin e uzinës: Nuk kemi me çfarë të ushqehemi

Tensionohet situata në Ballsh. Naftëtarët kanë kapërcyer portat hyrëse të uzinës dhe janë futur në oborrin e saj.  Tashmë protestuesit ndodhen para zyrave të rafinerisë së Ballshit, të shoqëruar nga forca të shumta të policisë.Ata kërkojnë me ngulm marrjen e tre rrogave të prapambetura si dhe rifillimin e punës.

Naftëtarët kanë deklaruar para kamerave se nuk kanë me çfarë të ushqehen. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë tre muaj që kërkojnë pagat. Ata kanë kërkuar edhe takim me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur thirrjes së tyre.

Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura. Këta të fundit ndërkohë, në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME