Categories Showbiz

Nas Daily thumbon sërish Mamaqin: Ky nuk është humor, por ti…

Tre ditë më parë, Ermal Mamaqi prezantoi filmin e tij të ri “I love Tropoja”. Premiera u bë në Pallatin e Kongreseve dhe pjesë e kastit janë shumë personazhe të njohur për shqiptarët. Mirëpo, përtej personazheve, duket se jo gjithçka ka shkuar siç duhet, pasi ky film ka sjellë edhe revoltimin e shumë qytetarëve tropojanë, të cilët e kanë kritikuar ashpër për shkak të një episodi që shfaqet në këtë film. Në episodin e shumëpërfolur, në Tropojë praktikohet një traditë e pazakontë, ku për ta respektuar një mik, e vinin të flinte me femrën e shtëpisë. Edhe pse Ermali u duk sikur e qartësoi disi situatën, përsëri ky film nuk u prit mirë nga një numër i madh shqiptarësh.

Si episod, përveç uljes së kulturës së tropojanëve, do të tregonte edhe një mungesë respekti tek femrat, se ksizëm, për të cilën Mamaqi u kritikua ashpër nga bloggeri i njohur, Nas Daily. Mirëpo, pikërisht në valën e këtyre debateve, Nas ka thumbuar sërish Mamaqin, ndoshta për t’i rikujtuar që skena e mëparshme mes tyre ku e dashura e bloggerit u prek nga mosrespekti i Ermalit, po u ofrohet përsëri shqiptarëve. Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij socila Instagram, Nas Daily, sjell edhe njëherë me pamje, mosrespektin ndaj femrave dhe seksizmin e Ermalit. Daily shprehet se një moderator tall femrat në një televizion kombëtar, në mes të publikut. Ai thotë se kjo sjellje përdoret në shumë vende, kryesisht mes djemëve, por që të përdoret në televizion, është e tepërt.

Gjatë videos Nas shprehet:

Bisedat e meshkujve janë zakonisht për vajzat dhe seksin, por atao janë biseda private, ndërsa mua një ditë më ndodhi në publik. Gjatë vizitës në Shqipëri shumë moderatorë më ftuan për të qënë pjesë e misionit të tyre. Unë shkova dhe tek njëra prej tyre mora edhe të dashurën time Alyne. Mirëpo unë nuk e dija që gjatë gjithë bisedës time, moderatori i atij emisioni do të më fliste me një fjalor çunash, gjatë gjithë kohës, çka më bëri të ndihesha jo rehat. Ai bëri shaka seksuale, nuk respektoi femrat, dhe detyroi atë të bënte një pyetje. Unë nuk po ndihesha rehat dhe ai duhet ta ndalonte atë lloj shakaje.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME