Categories Showbiz

NASA: Aktori Tom Cruise do të fluturojë në hapësirë për një film

Tom Cruise do të fluturojë në hapësirë në emër të kinematografisë dhe NASA thotë se kjo mund të ndodhë. Shefi i NASA-s ka konfirmuar se agjencia hapësinore po punon me aktorin Tom Cruise për të bërë një film në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Një zëdhënës i NASA-s po ashtu konfirmoi për CNN se Cruise do të udhëtojë në hapësirë dhe do të qëndrojë në bordin e stacionit, një laborator shumë miliarda dollarësh që rrotullohet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokën.
Ekipe astronautësh me rotacion, qëndrojnë në ISS që nga viti 2000 dhe disa turistë të pasur kanë zbritur në stacion përgjatë viteve. Ndërkohë që edhe pak filma janë xhiruar në bordin e stacionit hapsinor, përfshirë një dokumentar të 2002-s ku vetë Tom Cruise ishte narrator. Ndërsa një film fantastiko-shkencor i 2012-s, “Apogee of Fear”, është filmuar në hapësirë nga sipërmarrësi dhe turisti i hapsirës, Richard Garriott, djalë i një astronauti.
Por, Cruise, mund të jetë i pari aktor që do të realizojë një udhëtim jashtë tokësor.
“Ne kemi nevojë për këtë për të frymëzuar një gjeneratë të re inxhinierësh dhe shkencëtarësh që do të bëjnë realitet planet ambicioze të NASA-s”, tha administratori i agjencisë amerikane të hapësirës Jim Bridenstine në një postim në Twitter.
Nuk është e qartë ende se si apo kur Cruise do të udhëtojë drejt stacionit hapsinor, dhe nuk dihet as nëse të tjerë ndihmës do ta shoqërojnë atë. Rusia është i vetmi vend me aftësinë e dërgimit të njerëzve në hapsirë për momentin, por Space X dhe Boeing kanë vite që punojnë për të zhvilluar një anije që mund të kthejë këtë aftësi në shba. NASA, në bashkëpunim me Space X, pritet të ndërmarrë misionin në ISS më vonë këtë muaj./tch/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME