Categories Kuriozitete

NASA paralajmëron për një asteroid që po vjen në drejtim të Tokës

NASA po përcjellë një asteroid që do të godasë orbitën e Tokës më gjashtë shtator, duke përshkuar planetin me një shpejtësi prej 31,400 km / h.

Objekti hapësinor klasifikohet si një objekt në afërsi të Tokës nga Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net. Çdo kometë ose asteroid në afërsi prej 1.3. njësi astronomike nga Dielli futet në këtë kategori, e cila nuk nënkupton medoemos se dëmton jetën e njerëzve. Asteroidi, i quajtur 465824 (2010 FR), është mes 120m dhe 270m i gjerë dhe pritet të vijë në kontakt me orbitën e Tokës më gjashtë shtator.

Përafërsisht, asteroidi do të jetë pothuajse dy herë më i madh se Piramida e Madhe në Giza.Strategjia dhe Plani i Veprimit Kombëtar i Gatishmërisë së Objekteve të Afërta me Tokën e NASA-s ka paralajmëruar më parë se asteroidët me diametër deri në 1 km mund të iniciojnë një zinxhir të ngjarjeve shkatërruese.

Astronomët aktualisht janë duke përcjellur gati 2,000 asteroide, kometa dhe objekte të tjera që kërcënojnë planetin Tokë. Toka nuk është rrezikuar nga ndonjë asteroid i përmasave apokaliptike që nga objekti hapësinor që zhduku dinosaurët 66 milionë vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME