Në lidhje me vdekjen e aktorit të mirënjohur shkodran, Rikard Ljarja në moshën 77-vjeçare ka reaguar gazetarja e njohur shqipatare Natasha Lako. Ajo është shprehur se ai ishte fytyra më e dashur e gjithë rinisë së saj me një zemër të pastër e të papërdhosur.
Lako ka shtuar se ai ishte njeri i filmit , teatrit, i penës, i shokëve , i familjes së të bukur dhe i dashurisë së pafund.
“Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë ! Fytyra më e dashur e rinisë sime , zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur , shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mencur me qëndresën më fisnike.
Zë kumbues , i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit , teatrit dhe i penës, i shokëve , i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, ka shkruar Lako.