Categories Covid-19, Lajme

Ndahet nga jeta aktori i njohur komik në moshën 35 vjeç, Vuante nga Covid-19

Rahul Vohra, aktori i njohur indian ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare si pasojë e infektimit me Covid-19. Këtë lajm e konfirmoi bashkëshortja e tij, e cila ndau një video të aktorit teksa ai kritikonte cilësinë e kujdesit mjekësor.
Vohra u bë mjaft i njohur në rrjetet sociale ku videot e shkurtra komike të aktori kanë grumbulluar dhjetëra miliona shikime në “Facebook” dhe “YouTube”. Së fundmi, partnerja ka ndarë videon e fundit të Vohra-s në spital, ku i revoltuar fliste mbi shërbimin në spital. “Ky (oksigjeni) është jashtëzakonisht i vlefshëm tani. Ju përpiqeni të thërrisni shoqëruesin, por ata nuk vijnë. Ata vijnë brenda një ore ose më shumë, dhe ju duhet të menaxhoni disi veten në mungesë të tyre”, tha ai. Në postimin e tij të fundit në Facebook, aktori shtoi: “Unë do të kisha jetuar po të kisha marrë një trajtim më të mirë. I juaji, Irahul Vohra”, para se të etiketonte kryeministrin indian Narendra Modi në Facebook.

India është në mes të një vale shkatërruese të dytë të Covid-19, duke regjistruar mbi 300,000 infeksione të reja çdo ditë. Më 7 maj, vendi regjistroi një rekord global 414,188 raste të reja. Më shumë se 246,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME