Categories Lajme

Ndahet nga jeta gazetari Mehmet Emërllahu

Gazetari i njohur shqiptar i Kosovës, Mehmet Emerllahu është ndarë nga jeta këtë të hënë, pas një sëmundje të gjatë që e mundonte prej vitesh. Lajmin e trishtë e bëjnë me dije familjarët e Emerllahut.

Ai ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999. Mehmet Emerllahu është gjithashtu autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

“Miq, Me dhimbje te thelle u njoftojme se sot pas nje semundje te gjate nderroi jete me i dashuri yne, Mehmet Emerllahu. Varrimi i te ndjerit do te behet neser me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan.

Nisja e furneralit organizohet nga shtepia e te ndjerit ne rrugen Astrit Bytyqi ne Ferizaj. Do te mbetesh pergjithmone shembulli i nje intelektuali, gazetari te mirefillte e udherrefyesi i familjes dhe jo vetem”, thuhet në njoftimin e familjes Emerllahu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME