Categories Lajme

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste

Është ndarë nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i PS së Shkodrës Ahmet Osja.

Osja ka ndërruar jetë sot në moshën 80 vjeçare, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Profesori i mirënjohur shkodran Ahmet Osja, ka qenë ekspert për më shumë se 30 vjet dhe më pas drejtuesi i Institucionit të Misrit dhe Orizit, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, gjatë kohës së Fatos Nanos.

Në vitin 2009 ai është nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin ‘Mjeshtër i Madh’, ndërsa për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi Shkodrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Profesori i ndjerë Ahmet Osja ka qenë autor dhe bashkautor i disa botimeve në lëmin e Bujqësisë, ka realizuar një seri shkrimesh në gazeta qëndrore e lokale dhe në revista, si një gazetar profesionist, ndërsa është vlerësuar Shoqata e Gatezarëve Shqipëtar të Bujqësisë me titullin Kryetar Nderi i saj.

Në vitin 2012 Ahemt Osja botoi në 100 vjetorin e Pavarësisë, studimin për lulet Alpine ‘100 foto – 100 lule në Alpet Ilirike’ si Biolog eksplorues, i vlerësuar edhe si Mjeshtër Sporti në Alpinizëm./newsbo mb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME