Categories Lajme

Ndahet nga jeta Kiço Mustaqi, ministri i Mbrojtjes mes dy sistemeve

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ushtaraku Kiço Mustaqi, që njihet ndryshe dhe si ministri i fundit i mbrojtjes së Shqipërisë në periudhën e diktaturës komuniste.

Mustaqi shërbeu gjithashtu dhe si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, ndërsa ishte dhe anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë dhe miqtë e tij, të cilët shprehin keqardhjen e tyre për këtë humbje.

“Për të gjithê shokët e tij ushtarakë e civilë dhe për tê gjithë ata shqiptarë e minoritarë, brenda Shqipërisë e jashtë saj, që e njohên dhe e deshën mikun, shokun, eprorin, Kiço Mustaqi, ky është njê lajm i papritur dhe fort i hidhur!

Kiço Mustaqi ishte djal i shquar i Pecës së Delvinês dhe i gjithë kombit shqiptar, një ushtarak i formuar, i lindur, i cili shërbeu nê detyra komanduese të larta në veri e nê jug tê Shqipërisê! 

Për meritat e tij tê shquara, Kiço Mustaqi u emërua nga Enver Hoxha Shef i Shtabit tê Pergjithshëm të Forcave të Armatosura dhe kreu më pas detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisê. 

Në të gjitha funksionet e detyrat e larta si deputet i Kuvendit Popullor, Ministër i Mbrojtjes dhe anëtar i Byrosë Politike të KQ tê PPSH – së, Gjeneral Kiço Mustaqi ka lënë gjurmê të pashlyeshme dhe nuk iu nënshtrua kurrë as tradhtisë, as pêrsekutimit të shtetit borgjez antishqiptar!

I përjetêshëm kujtimi i shokut tonë, Kiço Mustaqi!”, shkruan Muharrem Xhafa.

Kujtojmë se në vitin 1974, Mustaqi u zgjodh për herë të parë si përfaqësues në Kuvendi Popullor si pjesë e mandatit të tetë ligjor deri në legjislaturën e 12-të në 1992.

Në Kongresin e 9-të të Partisë Komuniste në nëntor të vitit 1986, ai u zgjodh kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe përfundimisht u ngrit në detyrë në korrik 1990 si anëtar i Byrosë Politike, ku qëndroi deri në qershor të vitit 1991.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME