Categories Sport

Ndahet nga jeta legjenda e Liverpoolit

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Skocisë, Ian St John, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. John iu bashkua Liverpoolit nga ekipi i qytetit të vet, Motherëell, në vitin 1961 për një shumë rekorde për klubin atë botë, 37.500 funte, dhe i zhvilloi 425 ndeshje për të kuqtë, duke i shënuar 118 gola gjatë një dekade.

Ai i fitoi dy tituj kampioni të Anglisë dhe e shënoi golin vendimtar për t’i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë trofeun e FA Cup për herë të parë në vitin 1965. John e përfaqësoi Skocinë në 21 ndeshje dhe ishte trajner i Motherwell dhe Portsmouth.

Familja e John njoftoi: “Me zemër të thyer duhet t’ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të gjatë, e kemi humbur burrin, babanë dhe babagjyshin tanë”.“Ai vdiq paqësisht në shtrat i rrethuar nga familjarët e vet”, njoftoi familja e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME