Categories Covid-19

Ndahet nga jeta pedagogia e Shkencave Sociale, Majlinda Keta përlot rrjerin: A mendove çfarë do na shkaktoje kur ike…

Është ndarë nga jeta pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti, si pasojë e Covid 19. Lajmi bëhet i ditur nga ana e koleges Majlinda Keta, e cila shprehet se Noti ka lënë pas dhimbje mes kolehëve dhe studentëve, ndërsa shprehet se fjalët për këtë ikje sot janë të pakta. Noti është pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta si pasojë e Covid 19, pas Irena Bogdanit të Fakultetit Ekonomik.

“Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te morri me vete ky virus flame.

A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjithe kur ike? Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu. Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote.

Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam. Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof. Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes. Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja. U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!”, shkruan Keta në postimin e saj në rrjetet sociale.

Noti ka qenë lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME