Categories Lajme

Zv. ministri i Ramës revoltohet në takim me Metën: S’duhet t’i suleni qeverisë kur ka kaq shumë stres

Zv, ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla është shprehur mjaft i revoltuar në mbledhjen online me presidentin Ilir Meta dhe disa mjekë specialistë lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Ai kritikoi kreun e shtetit për orientinimin e mbledhjes duke theksuar se ai si përfaqësues i qeverisë duhet të kishte folur i pari dhe më pas të vinin kritikat nga mjekët. Nikolla deklaroi se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri ka probleme por po punohet për përmirësimin e tyre, ndërsa shtoi se nuk duhet sulmuar qeveria e cila po punon në mes të stresit në këto kohë pandemie.

“Unë e falenderoj Metën se tha se kritikat janë konstruktive. U tha se nuk ka strategji për parandalimin për përgjigjen ndaj Covid-19. Strategjia e dytë, e hapjes. Kush tha nuk kemi strategji. Ja ku i kemi strategjitë. U tha nga panelistët që nuk janë bërë vaksinime për gripin. Janë bërë me tëpër që të mos ketë mbivendosje me Covidin.

U tha që nuk ka teste por testet janë shumëfishuar. Testet e shpejta vijnë brenda vitit. Mjeku i familjes është futur prej muajsh dhe po bëhen trajtime në shtëpi. U fol për problemin e përgatitjes në rast të rritjes së numrave. Janë gati 100 shtretër të pazënë dhe një spital me 100 shtretër të rinj. Futja e spitaleve do të bëhet me tre etapa. Do shkojnë në 1600 shtretër. Janë mjekët që qëndrojnë ditë e natë atje. A jemi të përkryer? Jo! A kemi nevojë për këshilla të reja? Po. Nuk ka më shtabe. Shtabi është komunist. Një pandemi e till ndodh njëherë në 100 vite. Nuk duhet t’i sulemi qeverisë në këtë moment kur ka kaq shumë stres, Duhet të flasë qeveria e para dhe pastaj ju të vazhdoni me kritika. Kemi problemet tona dhe do përmirësohemi vazhdimisht”, tha Nikolla./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME