Categories Lajme

Ndalohen të gjitha automjetet, detaje nga kontrollet e policisë në MEK

Forcat e policisë këtë të enjte janë vendosur para kampit MEK në Manëz të Durrësit ku në kuadër të operacionit të zhvilluar një javë më parë vijojnë masat e marra për të kontrolluar personat që futen në këtë territor.

Një numër i konsiderueshëm efektivësh të policisë qëndrojnë para kampit dhe kontrollojnë mjetet që hyjnë dhe dalin nga kampi.

Policia e shtetit këto kontrolle i ushtron në sajë të mbajtjes nën mbikqyerje persona që janë të dyshuar se nga brenda kampit dyshohet se kanë kryer sulme kibernetike ndaj Iranit.

Efektivët e vendosur në hyrje të kampit kontrollojnë me detaje mjetet që hyjnë dhe dalin nga kampi dhe personat që futen brenda.

Që pas situatës së ndodhur më 20 qershor duket se tashmë policia ka vendosur një patrullë të cilët do të bëjnë dhe kontrollin e hyrje-daljeve dhe nuk lejohet afrimi i mediave afër rrethimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME