Categories Lajme

Ndalohet 24-vjeçari në Kurbin

Kurbin , Me kallashnikov, p istoletë dhe m unicion l uftarak në automjet, 24-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit.

Finalizohet operacioni policor “Zhejë”.  Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Sekuestrohen a rmë z jarri automatik, pistoletë, municion l uftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca k riminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Zhejë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Ermando Cima, 24 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka vendosur masën e sigurisë “A rrest në b urg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Luksemburgut i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në b urg” për veprën p enale “Vjedhja, më shumë së një herë, duke sjellë pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në automjet tip “Benz” më të cilin po qarkullonte ky shtetas u gjet një a rmë zj arri automatik me 2 krehra, një p istoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër pe nale në fushën e krimeve të vjedhjes me a rmë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e a rmëve të z jarrit dhe municionit l uftarak”, “Vjedhja” dhe “V jedhja”,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME