Categories Lajme

Ndalohet nga policia në Athinë, shqiptari del me korona

Një rajon policie në Greqi është vënë në alarm, pasi një shqiptar ka rezultuar me Covid-19. Për këtë arsye i janë nënshtruar një karantine 14-ditore gjashtë policë dhe gjithë të ndaluarit që ndodheshin në rajon.

Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në rajonin e policisë Omonia në Athinë, ku një shtetas 35 vjeç, i ndaluar në pritje të deportimit për Shqipëri u tha policëve se nuk ndihej mirë dhe pasi u testua u gjet pozitiv me Covid.

Shqiptari, emri të cilit nuk publikohet për momentin, po mbahet në spital nën vëzhgimin e mjekëve, ndërsa gjashtë policët që patën kontakte me të u vunë në karantinë. Rajoni i policisë do të dezinfektohet, kurse autoritetet thanë se në të do të punojë vetëm personeli i domosdoshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME