Autoritetet greke kanë ndaluar një skaf të dyshimtë që drejtohej nga një shqiptar. Skafi kishte hyrë në ujërat territoriale greke kur u ndalua rojet bregdetare. Nuk ka informacion nëse në bordin e gomones kishte lëndë të ndaluara apo jo. Dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin skaf që u shpëtoi rojeve bregdetare katër ditë më parë. Më 25 Shtator në afërsi të brigjeve greke u ndalua një gomone me dy persona në bord, të dy shqiptarë. Në skafin e tyre nuk u gjetën lëndë narkotike, por dyshohej se një gomone e dytë kishte humbur gjurmët.Mendohet se bëhet fjalë për të njëjtin skaf të kapur ditën e sotme. Autoritetet greke dyshojnë se skafi që drejtohej nga shqiptar kishte shkuar drejt Turqisë ku kishte dorëzuar lëndë narkotike.
Categories
Lajme
Ndalohet skafi në Greqi me një shqiptar në bord
