“Grey’s Anatomy” u rikthye në sezonin e tij të 16-të mbrëmjen e së enjtes. Por a do të jetë ky sezoni fundit për këtë serial?
E pyetur nga prezantuesi i programit “The Late Late Show”, Ellen Pompeo tregoi se si do ta përfundonte ajo serialin dhe nëse do të ishte i fundit.
“Nuk mund të them çfarë mendoj në të vërtetë. Nëse bëjmë atë që dua unë të bëjmë, atëherë do ta zbulonim. Kështu që më duhet të gënjej. Po më detyron të gënjej…”, tha 49-vjeçarja duke qeshur.
Pompeo pranoi se do të donte të ktheheshin disa aktorë nga kasti kryesor, por kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi disa prej tyre janë “vrarë”.
Ajo u shpreh se sido që të jetë episodi i fundit, fansat nuk do të jenë të lumtur. Ajo doli në këtë konkluzion duke parë reagimet e tyre në serialet e tjera të suksesshme.
“Fansat janë të zemëruar, pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Ka shumë presion për episodin e fundit”, theksoi aktorja.
