Categories Lajme

Ndarja nga jeta e Mihal Kërcit, reagon Basha: Mjekët janë heronjtë tanë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut reanimator Mihal Kërci si pasojë e Covid 19, ku thotë se i ka shprehur ngushëllimet familjes së tij. Basha shprehet se të gjithë punonjësit e personelit mjekësor janë heronjtë e vërtetë në këto kushte të pandemisë. Postimi i Bashës: Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërci. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen, miqtë dhe kolegët e profesor Mihalit. Kjo është një tjetër humbje e rëndë për të gjithë ne dhe personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë të betejës për të shëruar të sëmurët me COVID-19, ndërsa vënë në rrezik jetët e tyre. Të gjjthë së bashku jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime të mjekëve që humbën jetën në betejën për të shpëtuar jetë. Nderimi dhe respekti për sakrificën e tyre do të jetë bashkëshoqërues i përhershëm në kujtim të kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë.

Mjekë, infermierë, ndihmës-mjekë, teknikë, administratorë, vullnetarë, shoferë, roje, e shumë të tjerë – të rinj në profesion apo në pension – kanë vënë në rrezik dhe kanë humbur jetën gjatë këtyre muajve pandemie. Mirënjohje dhe falenderime për stafet tona mjekësore! Ata janë heronjtë tanë në vijën e parë të betejës me COVID! Prof.Dr. Mihal Kerci lindi në Lushnjë me 17 tetor 1948. Pas përfundimit te studimeve ne Fakultetin e Mjekësisë ne degën “Mjekësi e Përgjithshme” u emërua ne detyra te ndryshme si mjek ushtarak. Është specializuar brenda dhe jashtë vendit ne fushën e anestezisë dhe reanimacionit. Ka drejtuar rreth 30 vite shërbimin e reanimacionit në Spitalin Ushtarak.

Në funksionin e drejtorit të Spitalit Ushtarak, në periudhën 1997-1998, Prof. Dr. Mihal Kerci, bëri të gjitha përpjekjet për te hedhur bazat dhe konceptet e drejtimit me staf, futjen e protokolleve standarde të mjekimit ne përgjithësi dhe terapisë intensive në veçanti. Ishte president i “Shoqatës Kombëtare te Anestezisteve” anëtar i ” Shoqatës Ndërkombëtare të Anestezistëve” dhe referonte rregullisht në sesionet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për shume vite pedagog pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME