Categories Sport

Infektohet me covid lojtari i Kombëtares shqiptare

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Armando Broja ka rezultuar i prekur nga koronavirusi në tamponin e kryer ditën e djeshme dhe nuk do të jetë në dispozicion të Vitesses për sfidën e sotme përballë Herenveen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi holandez, që ka publikuar formacionet e ndeshjes së mesditës së sotme dhe ka konfirmuar se Broja mungon në 11-shen bazë por edhe në pankinë, pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Sulmuesi 19-vjeçar u huazua nga Chelea te Vitesse gjatë merkatos së verës dhe deri tani ka luajtur 10 ndeshje me klubin holandez, duke u bërë protagonist edhe me 5 gola të shënuar, ndërsa në javët e fundit ishte shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME