Categories Lajme

Nderohet nga Rama, premtimi që bën Vlonjati hero që shpëtoi njerëz nën rrënoja

Zjarrfikësi hero, Luan Kapaj, që nuk llogariti jetën e vet, teksa mes gjëmës së madhe të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kur u fut mes rrënojave të shpëtonte jete dhe refuzoi edhe oksigjenin, u nderua sot me medalje nga Kryeministri Edi Rama. Në një ceremoni në Kryeministri, Rama nuk i ka kursyer falënderimet për vlonjatin, tashmë të njohur prej të gjithëve, Luan Kapajn.

“Njerëzit si ti, janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose asfare i shohim në vlerën që kanë. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë për gjithçka që bëre, edhe për praninë tënde këtu”- tha Rama duke i dorëzuar medaljen.

Dy fjalë mes emocionesh i ka thënë edhe Luani: “Më shumë se krenar kjo medalje, më bën krenar për dy qytetarët e mi, që janë bashkë më ne e marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e këtij dielli. Unë do t’i shërbej popullit tim deri në momentin e fundit të jetës sime”- tha ai, teksa ka pasur pranë edhe dy personat që u shpëtoi jetën nën rrënojat e tërmetit.

luan

“Ju falënderoj, Luanin që më shpëtoi jetën, kishte zemër të madhe, sic ka emrin është edhe vete”- tha kryefamiljari i shpëtuar. Në fund Rama e ka mbyllur me një batutë: “Jam pjesërisht vlonjat dhe asaj pjese ia dedikoj edhe kokën e fortë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME