Categories Lajme

Ndërpriten kërkimet për peshkatarin e mbytur në Pogradec

Polumbarët kanë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditesh në liqenin e Pogradecit për të vijuar sërish nesër me kërkimet. Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gezim Seitllari i moshës 53 vjeç ka dale për peshkim, për të mbledhur koranin e vitit te ri, por nuk është kthyer.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallge ne liqen. Familjaret e alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 te mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Ne pamundësi për ta gjetur ata i janë drejtuar policisë e cila ka nisur kërkimin për vetëm pak ore pasi liqeni kishte dallge. Nje skaf policie u shfaq mbasditen e 1 Janarit për të kërkuar peshkatarin, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme kanë qene banoret e fshatit ata qe kanë lajmëruar mediat për tu bere lajmi publik pasi sipas tyre, policia nuk ka berë një kërkim korrekt.

Djali i xhaxhait tregon orët e gjata të pritjes se tyre për të gjetur trupin. I revoltuar me policinë ai thekson se vetëm publikimit të lajmit ne media u be e mundur edhe ardhja e policisë ne vendngjarje, pasi kërkimet kanë qenë të pakta krahasuar me pritshmerinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME