Categories Lajme

Ndërroi jetë pas lindjes, nis shqyrtimi i dosjes të gruas së futbollistit Alban Hoxha

Ka nisur shqyrtimi i dosjes për vdekjen e Dorjana Hakës, partneres së Alban Hoxhës, e cila ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi solli në jetë djalin e tyre. Nëna e 25-vjeçares ka apeluar për drejtësi, teksa shprehet se uron që gjyqi të mos zvarritet.“Shpresoj që gjyqi të mos zvarritet. Presim prej vitesh presim fjalën e drejtësisë”, tha nëna e saj. Në vitin 2016,  Prokuroria e Tiranës ka kërkuar deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba

Organi i akuzës gjithashtu kërkoi dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare. Gjykata e Tiranës hapi në Tetor të vitit 2015 procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë djalin përmes lindjes cezariane. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast. Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25-vjeçares ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME