Pasditen e sotme ka ndërruar jetë një 58 vjeçar nga Përrenjasi, i cili punonte si fadromistnë një minierë hekuri në Katjel, ku dhe ndërroi jetë. Pavarësisht ndihmës së parë nga punonjësit e tjerë në minierë, 58-vjeçari Skënder Polisi ndërroi jetë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Elbasanit për ekspertizë, ndërkohë që ekspertët ligjorë dhe policia po hetojnë shkaqet e humbjes së jetës së punonjësit.
Categories
Lajme