Categories Lajme

Ndërron jetë në lule të rinisë 27-vjeçari i prekur me Covid 19

Një 27 vjeçar nga Kavaja, i cili ka qenë prej disa ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, ka humbur jetën si pasojë e Covid 19. Mësohet se i riu kurohej prej disa vitesh nga talasemia, dhe kjo ka bërë që gjendja e tij të rëndohej më shpejt. Burime bëjnë me dije se i riu është dërguar në Infektiv 4 ditë më parë, dhe nuk ka mundur që të mbahet në jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

E shtruar prej disa ditësh në Infektiv, ndërron jetë në moshë të re farmacistja

Një tjetër víktimë është shënuar në orët e fundit në spitalin Infektiv në Tiranë, ku janë duke u trajtuar pacientë të prekur nga Covid 19. Mësohet se një 43-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës ka ndërruar jete së fundmi nga koronavirusi, duke mos e fituar dot betejën e saj me sëmundjen.

43-vjeçarja me profesion farmaciste, e cila ka biznesin e saj në Fushë-Krujë është konstatuar me COVID-19 para rreth 10 ditësh, dhe po merrte trajtim në Infektiv, ku duket se nuk ia ka dalë dot të qendrojë në jetë.

43-vjeçarja me inicialet H.S nuk dihet nëse do raportohet sot si rast i Krujës apo i Durrësit, pasi zonja me banim është në Durrës, por tamponi i është bërë në Krujë. Ndërkohë ditën e djeshme janë bërë rreth 30 tamponë në të gjithë rrethin, por ende nuk kanë ardhur përgjigjet.

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë 3 pacientë të tjerë ndërruan jetën në spitalet Covid 1 dhe Covid 2, duke e çuar në 123 numrin total të víktimave prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që ministria apelon për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, pasi shtretërit po mbushen nga dita në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME