Categories Lajme

Ndërron jetë Nexhmije Hoxha/ I biri: Gjithë jetën ia kushtoi lirisë së Atdheut

Sot ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare Nexhmije Hoxha.

Djali i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxhës, Ilir Hoxha, ka përcjellë së fundmi një mesazh për mediat.

Nexhmije Hoxha do të përcillet nesër në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, ndërsa pritja do të jetë në shtëpinë e familjes, në Laprakë.

MESAZHI: “Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhës.

Me hidhërim të thellë ju bëj me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshën 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.

Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqipëri dhe kudo në botë.

Me respekt Ilir Hoxha

Tiranë 26 shkurt 2020

Shënim: Homazhet dhe përcjellja për në varrezat e Sharrës do të bëhet nga Funeral Home Alba 2000 (pranë Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt.

Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtëpine tonë, në Laprakë (pranë sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME