Categories Lajme

S’ka qetësi për Metën, ja çfarë bën

Meta ka ripërsëritur ftesën ndaj shqiptarëve, për t’iu bashkuar në tubimin e 2 marsit. Për këtë ai bën një paralelizëm me rastin e presidentit rumun që ju bashkua protestave të mëdha popullore. Meta e përdor rastin e presidentit rumun, si për të justifikuar vendimin e tij, ku një president thërret popullin në protestë.

Ai i risjell në kujtesë popullit shqiptar se 3 vite më parë, presidenti i Rumanisë doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Kreu i Shtetit lajmëron qytetarët që të jenë të pranishëm në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në manifestimin mbarëkombëtar, kundër grushtit të shtetit. Meta duket se më 2 mars nuk do të protestojë vetëm kundër qeverisë, por edhe ndërkombëtarëve. Ai po i sfidon hapur ndërkombëtarët me deklarata shtypi. Prej një kohe të gjatë, Kreu i Shtetit është në një luftë mjaft të ashpër me ndërkombëtarët, duke i akuzuar këta të fundit se janë kthyer në servil të qeverisë.

Statusi

Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë.

Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh.

Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve.

Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh.

Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME