Categories Lajme

“Ndërtimet vr asëse” në Durrës, lirohen me garanci ish-kreu i ALUIZNIT dhe inspektori i IKMT

Gjykata e Durrësit ka liruar dy ish zyrtarë të arrestuar në lidhje me ndërtimet vrasëse në qytetin bregdetar.  Ish kreu ALUIZNIT, Arben ISAKU dhe një inspektor i IKMT u nxorën nga qelia me garanci pasurore. Në burg kanë mbetur vetëm tre persona nga të arrestuarit pas tërmetit të 26 nëntor.

Dy zyrtarë të arrestuar për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë dalë qelia me garanci pasurore.

Ish-drejtori i ALUIZNIT, Arben Isaku dhe Klajdi Lame, ish-inspektor i IKMT janë liruar nga burgu me vendim gjykate.

Ka qenë gjyqtari Paulin Cera që më herët i kishte lënë në arrest me burg që ka pranuar kërkesën për ti liruar me garanci pasurore.

Isaku u la i lirë kundrejt garancisë pasurore 1 milion lekë të rinj, ndërsa Lame kundrejt garancisë prej 1.1 milionë lekë.

Ish-kreu i Aluizni-t akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Arben Isaku është arrestuar edhe njëherë më parë kur akuzohej se legalizoi me letra false truallin në zonën e plazhit por më  pas në gusht të 2019 u lirua po nga Gjykata.

Ndërkohë Klajdi Lame, u arrestua nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës,  për shembjen e pallatit 6-katësh ku humbën jetën dy persona.

Në qeli pas këtij vendimi jkanë mbetur 79 vjecari Rruzhdi Xheka, ndërtuesi informal i Mia Mares ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Kujtim Hasa, 53 vjeç, ish-shef i shërbimeve në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tyre akuzat “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje”  dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

9 persona të tjerë ndërkohë mbeten në kërkim për ndërtimet vrasëse që shkaktuan 23 viktima në qytetin bregdetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME