Categories Lajme

Ndërtimi i HEC-it në Kanionet e Holtës, Sazan Guri: Do të ngremë padi, ja çfarë kërkojmë

Ambientalisti Sazan Guri i ftuar në Fax News për të diskutuar mbi ndërtimin e HEC-it në Kanionet e Holtës në Gramsh u shpreh se do të ngrejë një padi ndaj kësaj çështje.

Ai theksoi se me dërgimin në gjykatë të kësaj çështje do të kërkohet masa e sigurisë, për ndalimin e ndërtimeve dhe jo vetëm për pezullimin.

“Padia ka të bëjë më shumë me HEC-et. Çuarja në Gjykatën e Shkallës së Parë është që të ndalohet ndërtimi, por duhet pak mirëkuptim dhe mbështetje e banorëve.

Komuniteti anashkalohet pasi u thuhet që nuk ke punë me pronën, por mbro pronën tënde, por duke e përfshirë komunitetin në një shoqatë mjedisore, kjo e fundit ka të drejtën që të mbrojë pronën publike dhe interesin e qytetarëve.

Ne do të kërkojmë një masë sigurie që të ndalohet ndërtimi dhe jo vetëm pezullim siç ka ndodhur. Pezullimi është përkohësisht. Me masë sigurie e ndalon me argumenta dhe me fakte shkencore.”- deklaroi Sazan Guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME