Categories Lajme

Ndërtimi i shtëpive të reja, Rama: Paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot paratë për ndërtimin e shtëpive të banorëve që u prekën nga tërmeti do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera. Në një intervistë televizive, Rama tha se, “unë paratë do i nxjerr nga dheu i këtij kontinenti dhe i kontinenteve të tjera, ama patriotët janë ata që në këtë moment bëjnë atë që bëri ai burri më i pasur i shqiptarëve,” deklaroi Rama. Ai tha se do vijojë fushatën për mbledhjen e sa më shumë ndihmave financiare nga çdo cep i globit, për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti.

Rama tha se, solidariteti ndërkombëtarë ka qenë i jashtëzakonshëm. Kryeministri nënvizoi se, përveç Europës, mbështetje ka ardhur edhe nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe. “Unë kam bërë letra edhe për kryeministrin e Australisë. Dhe për kryeministrin e Izraelit. Por si do na ndihmojnë. Na duhen dije. Se ka njerëz që thojnë nxirrni faturën. Po këta nuk kuptojnë. Ne do importojmë dijen. Do shkoj në takimin e NATO-s për të shfrytëzuar kohën për të folur për këtë. Kam takime me pjesën më të madhe të tyre për këtë punë. Po punojmë për të pasur një konferencë donatorësh me vendet e Lindjes dhe një konferencë me donatorët e Perëndimit. Do jetë një pranverë shumë e mirë në të gjitha drejtimet”, tha Rama. /gj.mima/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME