Mediet në Spanjë kanë raportuar se kanë nisur hetimet e hollësishme për dyshimet e ngritura se ndeshja e sezonit të kaluar mes Getafes dhe Villarreal ka qenë e kurdisur.
Getafe ka qenë duke luftuar për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por kur Valencia në xhiron e fundit mposhti Valladollid, ndeshja për ta më nuk kishte asnjë rëndësi.
Në fund, ndeshja mes Getafes dhe Villarreal përfundoi 2:2. Një pjesë e madhe e publikut kanë dyshuar në rregullsinë e kësaj ndeshje, kështu që tani një hetim veç është hapur. Menjëherë pas hapjes së hetimeve, të dy ekipet janë njoftuar. Të dy klubet, deri më tani kanë hedhur poshtë të gjitha hetimet.
